“Revolucioni Laraman”: Gjykata Kushtetuese ka afat edhe 4 ditë të deklarohet për PSP-në

Kanë ngelur edhe katër ditë. Kjo është porosia e “Revolucionit Laraman”, me një shkrim i cili u vendos në fasadën e zënës qendrore të qytetit, njofton Portalb.

Ashtu siç shkruajtën, nga faqja e tyre në rrjetin social “Facebook”, Gjykatës Kushtetuese i kanë ngelë edhe katër ditë që të deklarohet për iniciativën për kushtetutshmërinë për Prokurorinë Speciale.

“E parespektuar Gjykatë Kushtetuese (ose sido që të quajnë), kanë ngelur edhe katër ditë deri në afatin të cilin ta caktuan qytetarët që protestojnë me “Revolucionin Laraman” dhe “Protestoj”. E ndjejmë se nuk e keni për qëllim që të deklaroheni dhe me atë ndoshta paralajmëroni shfuqizimin e Prokurorisë Speciale. Mendo Gjykatë Kushtetuese, mendo dhe kujtohu se sa zemërim ka mes qytetarëve dhe në çka janë të gatshëm që ta mbrojnë të drejtën”, shkruan në faqen zyrtare të “Revolucionit Laraman”, transmeton Portalb.

Mbështetësit e “Revolucionit Laraman”, numrin “4”, simbolikisht e shkruajtën përpara Portës “Maqedonia”. Me këtë aksion gueril, aktivisti Pavle Bogovski u legjitimua nga policia dhe ka marrë urdhërpagesë për kundërvajtje. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button