Ja kush do ta zëvendësojë Stavreskin, pritet edhe shkarkimi i zëvendësministrit të MPJ-së

Pas dorëheqjes së ministrit të Fiancave, Zoran Stavreski, kryeministri i Maqedonisë, Emil Dimitreiv, për në vend të tij, do ta propozojë, drejtorin aktual të Drejtorisë për të Ardhura Publike, Kirill Minovski. Para udhëheqjes së Drejtorisë për të Ardhura Publike, ai në periudhën maj 2014 ­ nëntor 2015 ka qenë njeriu i parë edhe i Inspektoratit Shtetëror Tregtar.

MIA mëson se kryeministri Dimitriev do të bëjë rotacion edhe të pozicionit zëvendësministër të Punëve të Jashtme, respektivisht se do të kërkohet shkarkim edhe i zëvendësministres së Punëve të Jashtme, Dragana Kiprijanovska, ndërsa në vendin e saj, kryetari i Qeverisë së RM­-së, Emil Dimitriev do ta propozojë Ilija Isajllovskin, i cili është diplomat me karrierë, me përvojë të pasur në organizatat ndërkombëtare dhe në zhvillimin e marëdhënieve diplomatike.

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Isajllovski është punësuar që në vitin 1996. Ai një periudhë të caktuar punon edhe në sektorin për marrëdhënie bilaterale politike me shtetet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore, si dhe ambasador i R. së Maqedonisë në Ukrainë, Federatën Ruse dhe është ambasador aktual në Republikën Popullore të Kinës, prej ku i ka mbuluar RDP të Koresë, Vietanimin, Mbretërinë e Tajlandës dhe Mongolinë.

Pritet që edhe gjatë ditës së nesërme Kuvendi i Republikës së Maqedonisë të debatojë dhe t’i konstatojë dorëheqjet, pas së cilës do të emërohen ministri i ri i Financave dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme.

LEXO: Zëvendës kryeministri Stavrevski zbulon arsyet e dorëheqjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button