Këshillim për specifikat e Ligjit të ri për përmbarim

Këshillim për specifikat e Ligjit të ri për përmbarim dhe drejtimet për zbatim të tij nga aspekti i shfrytëzuesve të shërbimeve të përmbaruesve, përmbaruesit, avokatët, juristët në shoqëritë tregtare, juristët në ndërmarrjet publike, me fokus të veçantë në pagesën jashtëgjyqësore të kërkesave mbahet sot në Shkup në organizim të “Pravomatika” dhe Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë.

“Për herë të parë pas 10 vjetëve nga themelimi i Odës së përmbaruesve organizohet ky lloj këshillimi. Ky është hap përpara duke pasur parasysh se Ligji i ri do të fillojë të zbatohet nga 20 gushti dhe deri atëherë ka kohë të jepen orientime si ky vendim ligjor të zbatohet. Në mënyrë të veçantë është me rëndësi që shfrytëzuesit e shërbimeve ezekutive do të kenë mundësi të dëgjojnë se çfarë janë supozimet nga zbatimi efektiv i Ligjit”, tha Danica Milladinova nga “Pravomatika”.

Shfaqi shpresë se profesioni jurist dhe më gjerë do ta aprovojë këtë Ligj, duke pasur parasysh se debati rreth këtij Propozim­ligji ka zgjatur plot katër vjet nga dhënia e Propozimit të Regjistrit të vetëm të dispozitave. Sipas kryetarit të Odës së përmbaruesve të RM-­së, Zoran Petreski këshillimi është mundësi që të merret përgjigje ndaj shumë paqartësive, të cilat eventualisht gjatë leximit të Ligjit do të paraqiten. Përmbaruesit, siç shtoi, marrin dispozita të qarta dhe precize dhe mbrojtje në masë të caktuar.

“Me rëndësi është ndryshimi ku në të ardhmen nuk ka kryetar në gjykatë që të vendosë rreth ankesave, por për këtë do të ketë gjykatës të specializuar, i cili do ta punojë këtë”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button