Blatter: Jam dëshmitar i kurdisjes së shortit, topat vendosen në frigorifer

Ish-president i pezulluar i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Joseph Sepp Blatter në një intervistë për gazetën argjentinase “La Nacio”, deklaroi se ishte dëshmitar i kurdisjes së shorteve të Kampionatit Evropian të Futbollit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai shpjegoi se nuk mund të dëshmojë për kurdisjen e shorteve në garat e FIFA-s, por ka konfirmuar se raste të tilla kishte në garat evropiane.

Ai shtoi se kurdisja e shortit bëhet me metodën “ftohtë-nxehtë”.

“Natyrisht se kjo është e mundur, edhe pse ngjarje të tilla ndiqen nga miliona njerëz në botë. Isha dëshmitar kur kjo ka ndodhur në Evropë. Para tërheqjes, topat vendoseshin në frigorifer dhe kur i prekni ato, ju mund të dalloni se cili top është i ftohtë dhe cili i nxehti, kështu që e dini se cilin top duhet tërhequr”, ka thënë Blatter.

Nga maji i vitit të kaluar FIFA vazhdimisht është tronditur nga skandale të ndryshme. Autoritetet zvicerane kanë hapur hetime kundër zyrtarëve të lartë të këtij organi.

Përveç arrestimeve, shkarkimeve, marrjes në pyetje dhe aktakuzave, gjithashtu janë duke u hetuar edhe dhënia e organizimit të Kampionateve Botërore, duke përfshirë ato të Rusisë dhe Katarit në vitin 2018 dhe 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button