Në Shkup spërkatja e dytë kundër larvave nga mushkonjat

­ Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se pasnesër do të kyejë spërkatjen e dytë me aeroplan kundër larvave të mushkonjave, ndërsa më 20 qershor të vitit 2016 edhe dezinfektimi i dytë terestik kundër larvave nga mushkonjat në rajonin e Qytetit të Shkupit.

Rasti i dytë i dezinfektimit aerosol (me aeroplan) në vitin 2016 kundër larvave të mushkonjave, do të realizohet të enjten, në periudhën nga ora 06:00 deri në orën 12:00. Me këtë rast do të përfshihen të gjitha kënetat, kanalet dhe moçalet në qytetin e Shkupit dhe rrethinën e tij, si dhe rrjedhën e lumit Vardar.

Dezinfektimi terestik kundër larvave nga mushkonjat do të realizohet më 20.06.2016, në periudhën prej ora 09:00 deri në orën 17:00. Me këtë rast do të përfshihen të gjitha moçalet në qytetin e Shkupit, kanale, liqene në Parkun e Qytetit, liqeni Treska dhe përmes rrjedhës së lumit Vardar.

Përderisa kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinfektimit aerosol, dezinfektimi me aeroplan kundër larvave nga mushkonjat do të kryhet ditën e ardhshme kur kushtet e motit do të jenë të volitshme në terminin e njëjtë, ndërsa në pajtim me këtë do të kryhet edhe dezinfektim i duhur terestik.

Në kumtesën e Qytetit të Shkupit njoftohen bletarët që në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button