Horoskopi ditor, e martë 22 mars 2022

Dashi
Parashikohen zhvillime interesante në marrëdhënien në çift. Mundësi të mira për raportet ndërpersonale. Jeta juaj sentimentale premton momente të këndshme. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin shumë rreziqe sepse situata mund t’ju dalë jashtë kontrollit. Gjendja e financave do të jetë e mirë.

Demi

Nga ana sentimentale jeni në qendër të vëmendjes dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e atyre që kanë shumë në dorë të bëjnë për ju. Afërdita pozitive “gudulis” jo pak erosin tuaj. Beqarët do bëjnë deklarata të forta dashurie dhe mund të hedhin ndonjë hap sot. Në planin financiar mos u nxitoni me shpenzimet.

Binjakët

Pritet një ditë jo edhe aq pozitive nga ana profesionale, por do të jetë shumë më krijuese nga ana sentimentale, sidomos në raportet me partnerin/en. Kujdes nga të papriturat. Beqarët nuk do arrijnë ta gjejnë dot as sot partnerin/en ideale dhe do mbeten ende vetëm. Në planin financiar nuk do arrini dot ta stabilizoni situatën.

Gaforrja

Shkrihen si bora në diell tensionet e këtyre ditëve të fundit, të vënë nën morsetën e Hënës dhe Marsit. Ndërsa ndjenja dhe marrëveshja me personin që dashuroni është perfekte. Beqarët nuk do përfitojnë edhe pse do kenë plot takime interesante. Financat do jenë të paqëndrueshme.

Luani

Me Hënën në kundërshtim do të ndjeni përreth një nervozizëm dhe pakënaqësi, por asgjë nga këto nuk do të vërë në rrezik programet tuaja të ditës dhe projektet e ardhshme me partnerin/en. Beqarët mund të afrohen menjë person pasi do jenë më të lirë për të shfaqur ndjenjat e tyre. Financat në vështirësi.

Virgjëresha

Hëna tek Demi sponsorizon në një farë mënyre këtë ditë për ju të dashuruarit. Ecën për mrekulli ana afektive dhe një ftesë e partnerit/es do t’ju falë momente të bukura romantike. Beqarët do kenë një ditë plot takime interesante. Me shpenzimet mos u tregoni të paarsyeshëm.

Peshorja

Do të gjeni përgjigjet e disa pyetjeve që kishit kohë që i kërkonit. Jeta në çift shkon për bukuri e përzier me romanticizëm dhe pasion. Beqarët mund të gjejnë shpirtin binjak falë takime mbrsëlënëse. Në plabnin financiar matuni mirë para se të shpenzoni.

Akrepi

Nga ana profesionale një projekt që e keni shumë për zemër, ndoshta ka nevojë për t’u modifikuar. Kujdes raportet ndërpersonale dhe ato me partnerin/en. Beqarët duhet të tregohen të duruar dhe të mos marrin vendime të nxituara. Financat do vinë duke u përmirësuar.

Shigjetari

Duhet të tregoheni shumë fleksibël në marrëdhënie me partnerin/en, diçka nuk do të shkojë ashtu siç doni ju, kështu do të detyroheni të modifikoni paksa planet tuaja. Beqarët do kalojnë vështirësi dhe s’do kenë kohë për dashurinë. Edhe në planin financiar parashikohen probleme.

Bricjapi

Hëna është në dispozicionin tuaj dhe dita bëhet menjëherë frenetike dhe e shndritshme për ju që jeni në një lidhje. Do të keni një forcë shumë të madhe bindëse. Beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do mund të ndryshojnë statusin. Në planin financiar nuk do keni asnjë problem.

Ujori

Mos kërkoni t’ua hidhni të tjerëve, sidomos partnerit/es, sepse edhe mashtrimet e vogla e ndoshta edhe me qëllim të mirë mund të zbulohen menjëherë dhe pa pandehur. Beqarët më mirë të qëndrojnë vetëm se të veprojnë gabim. Buxhetin do dini si ta menaxhoni.

Peshqit

Dielli që sapo ka hyrë në shenjën tuaj, ju jep energji, ritëm, reflekse të shpejta dhe komunikim të mirë ju të dashuruarve. Do jeni të aftë të përpunoni projekte dhe t’i pasuroni ato me ide të brilante. Beqarët do kenë një ditë plot takime. Në planin financiar ndikimi i yjeve do jetë mjaft pozitiv.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button