Fundjava në Shkup, 39 aksidente me një të vdekur dhe 34 të lënduar

Gjatë tre ditëve të kaluara rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 39 aksidente prej të cilëve në njërin në vendngjarje e humbi jetën një këmbësor, në dy lëndime të rënda kanë marrë një bashkudhëtarë i motoçikletë dhe dy bashkudhëtarë, ndërsa katër shoferë kanë kaluar me lëndime më të lehta, si dhe 17 aksidente në të cilat më lehtë janë lënduar 27 persona.

Policia e komunikacionit të premten ka kryer ekspertizë në 15 aksidente prej të cilave në njërin në vendngjarje vdiq një këmbësorë. Në shtatë lëndime më të lehta kanë marrë shtatë persona, ndërsa shtatë aksidente janë vetëm me dëme materiale.

Të shtunën është kryer kontroll në gjithsej 13 aksidente trafiku, prej të cilave në pesë lëndime më të lehta kanë marrë 10 persona, ndërsa gjashtë janë me pasojë dëme materiale.

Dje është kryer kontroll në gjithsej 11 aksidente komunikacioni, prej të cilave gjashtë janë me pasojë dëme materiale, ndërsa në pesë lëndime më të lehta kanë marrë 10 persona.

Gjatë tre ditëve të kaluara nga ana e policisë së trafikut janë zbuluar numër gjithnjë më i madh i kundërvajtjeve.

Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së djeshme janë larguar 91 automjete të cilat në masë më të madhe e kanë penguar zhvillimin normal të qarkullimit këmbësorik dhe motorik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button