LSDM: Javën e ardhshme takohen liderët e Maqedonisë

Javën e ardhshme liderët e katër partive kryesore në vend pritet ti rikthehen dialogut për zgjidhjen e krizës politike. Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, thotë se janë plotësuar të gjitha kushtet për një takim të ri liderësh dhe bën thirrje që takimi të mbahet sa më pare, njofton Alsat-M.

“Është e domosdoshme mbajta e takimit të liderëve apo rikthimi i dialogut politik me qëllim që sa më parë të merren vesh dhe të plotësojnë kushtet që Republika e Maqedonisë, të zbatojë zgjedhje sa më parë dhe ato të jenë korrekte, të lira dhe demokratike”, deklaroi Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM-së. LSDM-ja të shtunën edhe një herë i ka bërë thirrje Gjykatës Penale që të prononcohet urgjentisht për kushtetuteshmërinë e Ligjit për Prokurorinë Speciale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button