Në veri të Afganistanit vriten 22 talebanë

Së paku 22 talebanë janë vrarë gjatë operacionit të forcave afgane të sigurisë në Kaysar, në afërsi të krahinës Farjab në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Guvernatori i Farjaba-s, Enver Sadat, deklaroi se forcat e sigurisë kanë kryer disa aksione në Kaysar, ku si pasojë u zhvilluan përleshje me militantët talebanë. “Gjatë përleshjeve janë vrarë së paku 22 talebanë”, tha Sadat.

Forcat e sigurisë gjatë operacionit kanë konfiskuar edhe sasi të konsiderueshme të armëve dhe municionit.

Operacionet në këtë rajon vazhdojnë, ndërsa talebanët njoftuan se janë vrarë së paku tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button