Idrizi: Kotzias po sillet si fëmijë, Athina të thotë është apo jo në luftë me Shqipërinë

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i është drejtuar sot Athinës duke kërkuar që të sqarojë nëse është në luftë apo në paqe me Shqipërinë, duke qenë se ligji i luftës është end në fuqi.

“Greqia ka bërë ligje për të marrë çdo pronë të çamëve. Ligji i luftës ekziston për shkak të arrogancës së Greqisë. Falënderoj politikën shqiptare për qëndrimin e saj! Greqia duhet të sqarojë nëse jemi në luftë apo në paqe”, tha Idrizi gjatë fjalës së tij në përkujtimin e 55-vjetorit të vrasjes së shqiptarëve çamë.

Ai hodhi akuza ndaj ministrit të Jashtëm grek, duke thënë se po sillet si fëmijë. “Ministri i Jashtëm grek po sillet si fëmijë i përkëdhelur. Kotzias foli broçkulla, ndryshe flet në Shqipëri, ndryshe në Greqi. Në vizitën e radhës, Kotzias do e presim me 150 mijë shqiptarë”, – ishin fjalët e kreut të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, transmeton tesheshi.com.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button