Do e vlerësoni pa fund sensin e humorit të Obama-s në përgjigjen për Donald Trump

Presidenti Barack Obama, i cili është në muajt e fundit të presidencës, i ka bërë të gjithë për të qeshur me një përgjigje ku shkëlqen sensi i tij i humorit. Ai ishte i  ftuar në një program televiziv shumë të njohur, “Tonight Show”, i Jimmy Fallon, në rrjetin NBC. Ai ka folur për jetën private, por sigurisht edhe për atë politike. Fallon e ka pyetur edhe për kandidatin e partisë konkurrente, Donald Trump, por përgjigjja e Barack Obama-s ka kaluar çdo pritshmëri, duke u ndarë me shpejtësi si një prej përgjigjeve më të bukura të tij, transmeton revista “Class”.

Jimmy Fallon e pyeti nëse mendonte që republikanët ishin të kënaqur me zgjedhjen e tyre, si vijon…

Jimmy Fallon: A ju ka telefonuar Donald Trumpi për t’ju kërkuar ndonjë këshillë?

Presidenti Obama: Jo, nuk më ka telefonuar. Me sa di unë, jo.

Jimmy Fallon: Mendoni se republikanët janë të kënaqur me zgjedhjen që bënë?

Presidenti Obama: Ne jemi, por nuk e di se si ndihen ata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button