Paraburgoset i dyshuari për sulmin e djeshëm ndaj policëve në Tetovë

E.J. (36) mbrëmë, gjysmë ore pas mesnatës, është thirrur dhe paraburgosur si i dyshuar se ka marrë pjesë në grupin që dje pasdite rreth orës 18 e 30 minuta sulmuan dhe lënduan katër policë në rrugën “Nikolla Tesla” në afërsi të qendrës së Tetovës.

“E.J. është i dyshuar se ka marrë pjesë në pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare dhe është mbajtur në stacionin policor në Tetovë”, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.Ai theksoi se polici i lënduar rëndë është operuar, por ende është në rrezik për jetë dhe gjendet për mjekim në klinikat e Shkupit. Kolegu i tij që mori gjithashtu lëndime të rënda, dje është dërguar në Shkup ndërsa sot është lëshuar për mjekim shtëpiak, që mbrëmë pas ndihmës mjekësore në Klinikën spitalore të Tetovës polici i tretë është lëshuar në shtëpi. Polici i katërt, i cili i ka shoqëruar kolegët e lënduar deri në Shkup, ka pasur lëndime të lehta dhe është dërguar në shtëpi.

Sulmi ndaj katër policëve ka ndodhur dje gjatë tentimit të arrestojnë personin dyzetvjeçar nga Tetova i cili ka qenë i dënuar me vuajtje burgu me kohëzgjatje prej një viti për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore, me ç’rast një person me shufër hekuri ka sulmuar policin ku më vonë janë përfshirë edhe të tjerë.

Policia punon në identifikimin, zbulimin dhe arrestimin e pjesëmarrësve të tjerë në incident.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button