“Ndodhitë në Komunën e Çairit”, dy persona janë arrestuar dhe të dy tjerë janë në kërkim

“Në mëngjesin e sotëm janë arrestuar dy persona, për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit për kryerjen e veprës penale “rrezikim të sigurisë” më 06.06.2016 d.m.th. të hënën. Me të njëjtët është biseduar dhe bëhet fjalë për personat V.B. 38 vjeçar dhe B.R. 27 vjeçar nga Shkupi. Për momentin ende po bisedohet me dy personat e dyshuar, ndërkaq edhe dy persona tjerë janë në kërkim”, kështu u përgjigj për Portalb zëdhënësja e Sektorit të Punëve të Brendshme të Shkupit, Liza Bendevska, në lidhje me arrestimet e sotme në Komunën e Çairit, pasi që siç njoftuan edhe mediat, të njëjtët e kanë kërcënuar kryetarin e kësaj komune, Izet Mexhiti.

Portalb, tentoi disa herë që të kontaktojë me përfaqësuesit e Komunës Çair, megjithatë telefonin zyrtar që e kanë edhe në ueb – faqen e internetit, askush nuk e hapë.

Edhe në disa numra të Izet Mexhitit, me të cilat disponon redaksia Portalb, kemi tentuar të marrim prononcim në lidhje me rastin në fjalë, megjithatë gjatë telefonatës thuhet “numrat nuk ekzistojnë”.

Përndryshe, e përditshmja “Dnevnik” shkroi se Izet Mexhiti i është shmangur takimit me grupë rreth 20 vetë të cilët kanë hyrë në zyrën e tij. Sipas gazetës, flitet se në momentin kur grupi ka kuptuar se Mexhiti nuk gjendet në ndërtesën e komunës, si porosi i kanë lënë një plumb. Nga MPB e kanë konfirmuar ngjarjen, por nuk kanë dhënë detaje se çfarë ka kërkuar grupi nga kryetari i Çairit./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button