SHBA, Obama mbështet zyrtarisht Hillary Clintonin për presidente

Presidenti amerikan Barack Obama ka dhënë edhe zyrtarisht mbështetjen e tij për kandidaten demokrate Hillary Clinton në zgjedhjet presidenciale të nëntorit të këtij viti, njofton TCH.

Mbështetja e tij ka ardhur pasi është takuar me senatorin e Vermontit, Bernie Sanders, i cili ka qenë kandidati i vetëm rival i Clintonit për nominimin e partisë në pushtet.

Duke folur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social “Twitter” mbi zonjën Clinton, ish-Sekretare e Shtetit, Obama tha se ajo mund të konsiderohet edhe si personi më i kualifikuar ndonjëherë në histori për rolin e Presidentes së Amerikës.

Dyshja në fjalë, që është përballur edhe për fitimin e nominimit demokrat përpara 8 vitesh, kur Obama erdhi për herë të parë në krye të Shtëpisë së Bardhë, pritet të nisin së bashku fushatën presidenciale.

Ish-kandidati demokrat për president në vitin 2008, Obama pasi e mposhti Clintonin dhe u bë i pari president me ngjyrë afroamerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara, e emëroi pastaj bashkëshorten e ish-presidentit Clinton në postin e Sekretares së Shtetit.

Ndërkohë, duke folur për agjencinë e lajmeve “Reuters” pasi siguroi mbështetjen e tij, Hillary Clinton tha se “ky vlerësim nënkupton gjithçka për të”.

“Është absolutisht një kënaqësi e veçantë dhe një nder i veçantë, që Presidenti Obama dhe unë përgjatë viteve, pavarësisht se kemi qenë rivalë jemi kthyer në miq shumë të mirë”, tha ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button