Tetovë, sulmohen fizikisht tre policë në Tetovë

Tre policë janë lënduar nga të cilët dy më rëndë. Ky është bilanci pasi që sot rreth orës 18:30 minuta ata janë sulmuar fizikisht, tani për tani nga persona të panjohur, në rrugën “Nikolla Teslla”, në afërsi të Tetovës, gjatë tentativës për të arrestuar persona të gjykuar për dënim me burg, njofton Portalb.

Sulmuesit pas incidentit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur, ndërkaq sipas informatave të para të policisë dy nga tre policët kanë marrë lëndime të rënda në kokë, thyerje, ënjtje etj., dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore në Tetovë, ata janë dërguar në Klinikën e Shkupit ku njëri nga policët me lëndime gjendjen shëndetësore e ka të serioze. Polici i tretë i lënduar pas dhënies së ndihmës mjekësore është lëshuar për në kurim shtëpiak.

Në vendin e ngjarjes, pas incidentit është kryer ekspertizë dhe sipas informatave të fundit, policia do ta merr në bisedë informative edhe policin e katërt i cili ka qenë bashkë me të lënduarit gjatë ngjarjes, ndërkaq më pas ka shkuar me policët e lënduar në spital. Policia po i merr masat për gjetjen e autorëve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button