Sulmet raciste në Gjermani më të lartat në histori

Sekretarja e zyrës së Gjermanisë për Amnesty International, Selmin Çalışkan, tha se Gjermania nuk po mbron si duhet emigrantët nga sulmet raciste, raporton Anadolu Agency (AA).

Çalışkan, mori pjesë në promovimin e projektit të Marco Perolinit, punonjës në zyrën e Britanisë së Madhe me temë: ”Të jetosh në pasiguri: Si i lë Gjermania viktimat e sulmeve raciste në mes të rrugës”.

Duke theksuar se shteti gjerman i ka lënë viktimat e sulmeve raciste në gjysmë të rrugës, Çalışkan shprehet: “Sulmet e motivuara nga racizmi sot në Gjermani janë më të lartat në histori. Shteti nuk është në gjendje të mbrojë logjikisht viktimat e këtyre sulmeve. Në këtë mënyrë Gjermania nuk mbron të drejtat e njeriut të sanksionuara nga OKB-ja, BE-ja dhe vetë ligjet gjermane.”

Çalışkan ka theksuar se në Gjermani nga njëra anë ka njerëz që ndihmojnë dhe sillen mirë me refugjatët dhe emigrantët, ndërsa nga ana tjetër ka njerëz që sulmojnë vendet ku rrinë refugjatët si dhe bëjnë thirrje se refugjatët nuk janë pjesë e Gjermanisë.

Sipas një raporti të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Gjermanisë, vitin e kaluar 1031 sulme raciste janë organizuar ndaj banesave të refugjatëve, tha Çalışkan. Ajo vuri në dukje se kjo shifër është 16 herë më e lartë në krahasim me vitin 2013.

Çalışkan, në vijim vuri në dukje gjithashtu se vetëm gjatë këtij viti janë kryer 345 sulme ndaj banesave të refugjatëve në Gjermani dhe kjo është pohuar nga Zyra Kriminale Federale e këtij shteti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button