Në Maqedoni shënohet Dita Botërore e Akreditimit

Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë në mënyrë solemne shënuan sot Ditën Botërore të Akreditimit nën moton “Akreditimi: Mjet global për përkrahjen e sektorit publik”, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas ministres së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Marta Arsovska, shënimi i kësaj date është i rëndësishëm nga vet fakti se implementimi i akreditimit në sektorin publik paraqet një realitet të ri në botë.

“Nëse deri tani më shpesh janë akredituar kompanitë, konkretisht nga sektori i biznesit, për herë të parë ne e promovojmë nismën për akreditim të sektorit publik dhe këtu Republika e Maqedonisë ka bërë shumë, sidomos në sferën e shëndetësisë dhe arsimit ku janë akredituar mbi 80 laboratorë, si dhe në bujqësi, mjedis jetësor, ekonomi dhe në vetë institucionet publike”, deklaroi Tomovska.

Ajo ka shtuar se akreditimi është garanci për cilësi në punën e institucioneve publike si dhe për fillimin e krijimit të politikave publike dhe njëherësh paraqet mekanizëm kontrollues për politikat e lartpërmendura.

Drejtori i Institutit për Akreditim të RM-së, Tërpe Ristovski tha se akreditimi u mundëson trupave të akredituara të kenë një raport kompetent dhe cilësor gjë e cila sipas tij është e rëndësishme për ekonominë.

Ai informoi më tej se janë promovuar 33 trupa akreditimi. “Instituti, falë marrëveshjeve të nënshkruara me organizatat ndërkombëtare, thjesht paraqet pasaportë në tregtinë e gjithë ekonomisë tonë. Kjo do të thotë se kur kompanitë tona eksportojnë nuk mundet që në mënyrë plotësuese ta dëshmojnë cilësinë e tyre të prodhimeve, kompanitë tona lirisht mund të marrin pjesë në tendera ndërkombëtarë”, tha Tërpeski.

Instituti në fjalë mund ta kryejë veprimtarinë e tij jashtë shtetit, ndërkohë që sot ndau certifikatë për kompaninë italiane të akredituar e cila punon në Shqipëri, ndërsa më herët ka dhënë akreditim edhe për kompani franceze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button