Shkup, punëtori rajonale për luftë kundër tregtisë me njerëz

Republika e Maqedonisë është vendi i vetëm nga rajoni i cili në raportin Global të Stejt Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër tregtisë me njerëz rangohet në grupin TIER 1- shtete të cilat plotësisht i plotësojnë standardet për luftë kundër kësaj tregtie, deklaroi sekretarja Shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Anastasija Ilievska, raporton Anadolu Agency (AA).

Ajo këtë deklaratë e dha me rastin e hapjes së punëtorisë së dytë rajonale “Këmbimi i përvojave gjatë transformimit dhe implementimit të legjislacionit evropian në luftë kundër tregtisë me njerëz” që mbahet në Shkup.

Ndryshe, në punëtorinë në fjalë përveç përfaqësuesve të MBP-së nga Maqedonia marrin pjesë edhe koordinatorët kombëtar për luftë kundër tregtisë me njerëz nga Kosova, Mali i Zi dhe Serbia si dhe përfaqësues të komisionit kombëtar për luftë kundër tregtisë me njerëz nga Shqipëria, sekretarë shtetërorë të MPB-ve nga rajoni si dhe përfaqësues të Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim (GIZ) me ndihmën e së cilës po realizohet punëtoria në fjalë.

Sot dhe nesër në kuadër të punëtorisë përfaqësuesit e vendeve të rajonit do të ndajnë përvojat e tyre në drejtim të përafrimit të politikave si dhe do të ndajnë njohuritë, ekspertizën dhe praktikat më të mira për zbatimin e legjislacionit të BE-së për sa i përket trafikimit të qenieve njerëzore dhe migrimit ilegal, sepse me këtë çështje nuk preket vetëm një vend por shumë shtete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button