Soros: Fondacionin në Maqedoni e udhëheqin qytetarë të Maqedonisë, ndërsa unë nuk e shkatërroj vendin

Miliarderi i njohur hungarez dhe sponsor i Fondacioneve shoqëri të hapura, Xhorxh Soros, sot në debat për integrimin e romëve në Bruksel, potencoi se ai nuk merr pjesë në shkatërrimin e Republikës së Maqedonisë dhe se politikën e Shoqërisë së tij të hapur në Maqedoni e udhëheq bordi drejtues i fondacionit që është përbërë nga qytetarët e Maqedonisë. Kjo, ashtu siç lajmëron korrenspondenti i MIA­s nga Brukseli ishte pikë kyçe në pres konferencën e sotme në të cilën përveç Sorosit ka marrë pjesë edhe eurokomisari për negociata për zgjerim Johanes Han dhe njeriu i parë i Këshillit për bashkëpunim rajonal (RCC) Goran Svilanoviq.

“Nuk kam përgjigje, nuk jam përkushtuar në shkatërrimin e vendit dhe nuk e di se si të përgjigjem, përveç se ta injoroj këtë”, theksoi Xhorxh Soros në pyetjen direkte nëse merr pjesë në krizë dhe parregullsitë që në Maqedoni e krijojnë njerëzit që janë në listën pagesore të Institutit për shoqëri të hapur.

Por, në pyetjen e korrenspondentit të MIA­s nga Brukseli se si mund të marrë pjesë në rrëzimin e Qeverisë së Maqedonisë të udhëhequr nga VMRO­DPMNE e cila në periudhën e qeverisjes me vendin u bë kampion në promovimin e të drejtave të romëve me zgjedhje të ministrit, zëvendësministrit, prefektit, deputetit dhe drejtorëve në Institucionet publike dhe se një pjesë e personave që protestojnë në vend deklarohen si “sorosoidë” dhe në mënyrë të hapur e përkrahin LSDM­në opozitare, Xhorxh Soros me përgjigje me të cilën e hodhi poshtë përgjegjësinë e personave që e udhëheqin fondacionin e tij në Maqedoni.

“Frikohem se veçmë u përgjigja në pyetjen e Maqedonisë, sepse nuk jam personalisht i involvuar në ngjarjet në Maqedoni. Fondacioni atje mbahet nga bordi drejtues i Maqedonisë, të punësuarit e Maqedonisë dhe ato me to që vendosin për politikën e Fondacionit dhe ato duhet të përgjigjen në pyetjen”, ishte i përpiktë Soros. Në debatin e sotëm në Bruksel të organizuar nga Fondacioni shoqëri e hapur e Sorosit, përveç Komisionit Evropian dhe Këshillit për bashkëpunim rajonal merr pjesë edhe ministri i Maqedonisë pa resor Nexhdet Mustafa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button