Sigurohet jashtë vendit e drejta e mbrojtjes urgjente shëndetësore e të siguruarve të FSSHM-së

Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë i njofton të gjithë të siguruarit se gjatë periudhës së pushimit vjetor, do mund t’a realizojnë të drejtën për mbrojtje urgjente dhe të domosdoshme shëndetësore me anë të formularit dy-gjuhësor që shfrytëzohet jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë, edhe atë në: Gjermani, Austri, Turqi, Kroaci, Slloveni, Serbi, Mal të Zi, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë, Çeki, Holandë, Luksemburg, Belgjikë, Francë, Itali, Sllovaki dhe Shqipëri.

Me mbrojtje urgjente dhe të domosdoshme shëndetësore, siç theksohet në kumtesë, nënkuptohet shfrytëzimi i atyre shërbimeve shëndetësore që nuk mund të anulohen (shtyhen) për periudhën kur të kthehet pacienti në Republikën e Maqedonisë.

Për këtë qëllim, të siguruarit e FSSHM-së para se të udhëtojë jashtë vendit, duhet të drejtohen tek njësija rajonale e Fondit, aty ku kanë aplikuar për sigurimin e domosdoshëm shëndetësor, t’a plotësojnë Kërkesën (PP1) për dhënien e formularit dy-gjuhësor dhe në këtë mënyrë do mund t’a realizojnë të drejtën e sigurimit shëndetësor gjatë qëndrimit të përkohshëm (udhëtim privat apo zyrtar, qëndrimit studimor, shkollimit, përsosshmërisë profesionale, bashkëpunimit shkencor dhe kulturor etj.) në njërin nga shtetet e theksuara më lartë.

Kërkesës i bashkohet dokumentacioni i mëposhtëm:

  1. Vërtetimi për gjendjen shëndetësore, i dhënë nga mjeku i zgjedhur (mjeku i përgjithshëm amë dhe gjinekologu amë);
  2. Konstatimi, vlerësimi dhe mendimi i komisionit të mjekëve të FSSHM-së.

Formulari dy-gjuhësor, personave të siguruar Ju shërben si legjitimacion shëndetësor i përkohshëm në vendin ku udhëtojnë dhe në bazë të të njejtit, personat e siguruar të FSSHM-së janë të barabartë, sa u përket të drejtave dhe obligimeve, me personat e siguruar të shtetit ku qëndrojnë. Kjo do të thotë se, në bazë të formularit dy-gjuhësor, personat e siguruar të FSSHM-së do të mund të shfrytëzojnë shërbime shëndetësore urgjente dhe të domosdoshme dhe për të njejtat duhet të paguajnë vetëm pjesëmarrje personale (participim), nëse me rregullativën ligjore të shtetit në të cilin qëndrojnë parashihet një gjë e këtillë. Përndryshe, personat e siguruar të FSSHM-së nuk do mund t’ju nënshtrohen shpenzimeve për shfrytëzimin e shërbimeve urgjente shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button