Filarmonia, Shehapi nuk ndjen përgjegjësi për diskriminimin e shqiptarëve

Diskriminimi i shqiptarëve në Filarmoninë e Republikës së Maqedonisë për sekretarin shtetëror në Ministrin e Kulturës Behixhudin Shehabi, kuadër i BDI-së, është problem i trashëguar nga e kaluara. Shehabi shprehet i pafuqishëm për të ndërmarr diç në lidhje me këtë çështje dhe zgjidhjen e sheh në formimin e një Institucioni Nacional të fushës së muzikës klasike në Tetovë, transmeton Alsat-M.

“Shkaqet për mos përfshirjen e shqiptarëve në këtë institucion janë të shumta. Pasojat nga e kaluara është shumë t`i vendoni në vend sepse dihet se çdo gjë që e kemi trashëguar nga e kaluara reɾekton sot. Ne kemi menduar që ky problem tani për tani të tejkalohet me formimin e një orkestra kamertal pra muzikës kamertale në kuadër të Universitetit të Tetovës ose eventualisht të jetë ajo një institucion nacional nga sfera e muzikës klasike”, tha Behixhudin Shehabi. Sekretar shtetëror në Ministrinë e kulturës.

I pyetur nëse dikush duhet të mbaj përgjegjësi për mos përfaqësimin adekuat të shqiptarëve në këtë institucion Shehabi i shmanget përgjigjes duke deklaruar se përkushtimi i tij do jetë arritja e përfaqësimit të drejtë të shqiptarëve në këto institucione dhe jo kërkimi i përgjegjësisë.

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button