Sikur të kërkohej deklaratë, nuk do të shkruheshin të pavërteta!

[Recension: Nesër PSP-ja do të mbajë konferencë për Martin Neshkovski?]

Informata në tekstin gazetaresk gjithmonë duhet të jetë e saktë dhe e verifikuar. Kjo është alfa dhe omega në gazetari. Rregulla kryesore është që lajmi të verifikohet nga dy burime, e në këtë rast kjo nuk është bërë me asnjë burim. E aq lehtë i gjithë teksti do të mund të ishte më ndryshe – kjo do të bëhej vetëm me një thirrje deri te Prokuroria speciale publike.

sjo presLinku deri te artikulli origjinal: Nesër PSP-ja do të mbajë konferencë për Martin Neshkovski?

Data dhe koha e publikimit: 05.06.2016

Data e recensionit: 07.06.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

Befason lehtësia me të cilën është bërë kjo informatë, duke pasur parasysh se zëdhënësja e institucionit të përmendur, Lençe Ristovska, vazhdimisht është dispozicion në telefon dhe është e disponuar të japë informata që nuk hyjnë në domenin e hetimit.

Si burime të informatës nga titulli i tekstit përmenden dy portale, tekstet e të cilave nuk janë linkuar.

Menjëherë duhet theksuar se kjo informatë është e pavërtetë – PSP-ja nuk mbajti konferencë për shtyp më 6 qershor 2016. Fakti që në titull ka pikëpyetje, nuk është amnisti për përtacinë në punë. Аutori i lajmit është dashur të kërkojë konfirmim i PSP-së. Duke mos vepruar në këtë mënyrë, janë bërë shkelje të disa neneve dhe të pjesëve të neneve të Kodit të gazetarëve:

  1. Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit, të cilat janë në interes publik.
    Gazetari duhet të botojë informata të vërteta e të konfirmuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale e as nuk do të falsifikojë dokumente.

2. Nëse gazetari pa arsye pengohet që ta marrë informatën e kërkuar, ai ka të drejtë që për këtë ta informojë opinionin.

3. Gazetari do të tentojë që të sigurohet e drejta për korrigjim, demant dhe përgjigje, në rastet kur vërtetohet pasaktësia e informatës. (Deri në publikimin e këtij recensioni, teksti akoma ishte në portal dhe nuk ishte bërë asnjë korrigjim).

4. Gazetari do të cekë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon që të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë atë.

Për shkak se nuk është bërë asnjë përpjekje për ta verifikuar supozimin nga titulli i publikimit duke u paraqitur në PSP (sikur të ishte bërë kjo, do të ishte theksuar në tekst), e as që është theksuar se ka pasur pengesa që të merret konfirmim, e poashtu nuk është theksuar se ndoshta informata është konfirmuar nga ndonjë burim që dëshiron të mbetet anonim, ky tekst i shkel disa norma të gazetarisë. Aq më tepër, nuk është bërë përpjekje që të korrigjohet informata, për të cilën e e dijmë se ka qenë e pasaktë.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button