“Revolucioni laraman”: Do të protestojmë deri në burgosjen e kriminelit të fundit (FOTO/VIDEO)

Protestat dhe bllokimet do të vazhdojnë deri sa të shohim kriminelin e fundit prapa grilave. Kështu janë zotuar protestuesit e sotëm, aktivistë të “Revolucionit laraman”, të cilët bllokuan rrugët dhe udhëkryqet kryesore të Shkupit, raporton Portalb.

“Unë kam qenë kampues i opozitës para Qeverisë edhe vitin e kaluar. Vazhduam me protesta të ndryshme deri te “Revolucioni laraman”, sepse ky pushtet bëri “gjenocid” ndaj të rinjve. Mbi 60 mijë të rinj kanë ikur të kërkojnë të ardhme më të mirë jashtë vendit. Për këtë arsye do të rrijë këtu për të protestuar derisa kriminelin e fundit nuk e shohim prapa grilave. Rroftë “Revolucioni laraman”, populli maqedonas dhe popujt tjerë që jetojnë këtu!”, tha një protestues.

“Është turp që shteti të kalojë në këtë situatë pas 25 viteve pavarësi. Ky pushtete e plaçkiti popullin dhe e la në fund të Europës- në të gjitha drejtimet. Nuk ka drejtësi, nuk do të ketë as paqe. Por do t’u vijë fundi”, deklaroi një protestues tjetër.

Protestuesit kanë fishkëlluar dhe bërë thirrje antiqeveritare. Ashtu siç ishte paralajmëruar bllokadë pati në udhëkryqin përballë Kryqit të Kuq, në afërsi të Kishës Orthodokse dhe Qendra tregtare “Mavrovasja”.

Edhe pse nuk është paralajmëruar, nëpërmes një aksioni gueril, është bllokuar edhe udhëkryqi në afërsi të Ministrisë së Ekonomisë.

Përndryshe, kjo është bllokada e dytë e “Revolucionit Laraman” dhe lëvizjes civile “#Protestoj”. Para një jave po të njëjtat lëvizje të shoqërisë civile i bllokuan po të njëjtat udhëkryqe./Portalb

Bllokada përpara pallatit të Gjykatës
Bllokada përpara pallatit të Gjykatës
Bllokada përpara pallatit të Gjykatës
Bllokada përpara pallatit të Gjykatës
Bllokada përpara pallatit të Gjykatës
Bllokada përpara pallatit të Gjykatës

Bllokada përpara Katedrales së Shkupit
Bllokada përpara Katedrales së Shkupit
Bllokada përpara Katedrales së Shkupit
Bllokada përpara Katedrales së Shkupit
Bllokada përpara Katedrales së Shkupit
Bllokada përpara Katedrales së Shkupit
Bllokada përpara Katedrales së Shkupit
Bllokada përpara Katedrales së Shkupit
Bllokada përpara Katedrales së Shkupit
Bllokada përpara Katedrales së Shkupit

—————————————————————————————————————————————–

Sot në mesditë lëvizja civile “Revolucioni Laraman” dhe iniciativa qytetare “#Protestoj”, do t’i bllokojnë udhëkryqet te pallati i Gjykatës, Kryqi i Kuq dhe te Katedralja në Shkup, njofton Portalb.

Me bllokimin e rrugëve dhe me protestë dinjitoze dhe të qetë, protestuesit duan të tregojnë se si është dukur Maqedonia në vitet e kaluara. Ata thonë që ky pushtet reagon vetëm nga trysnia e fuqishme dhe qytetarët e zëshëm. Nga lëvizja u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë durim dhe t’u bashkëngjiten atyre.

“Lufta jonë vazhdon me bllokada të këtyre udhëkryqeve në qendrën e qytetit. Protesta jonë do të jetë e qetë dhe dinjitoze Ne jetojmë në shtet të bllokuar, me qasje të bllokuar deri te drejtësia, me institucione të bllokuara nga partizimi. Do të pamundësojmë lëvizjen ashtu sikur ky pushtet me vite e pamundësoi barazinë përpara ligjit dhe lirinë e qytetarëve. Ju bëjmë thirrje që në mënyrë masovike t’i bashkëngjiteni kësaj proteste! Në vend që të hidhëroheni, fishkëlleni për mbështetje. Kujtohuni se, gjithçka që kërkojmë është drejtësi dhe barazi për të gjithë ne. Kjo është diçka që duhet çdokush ta përmbajë”, thuhet në njoftimin e “Revolucionit Laraman”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button