“Revolucioni laraman” paralajmëron forma të reja të protestave

Prej sot nuk do të organizohen protesta ora 18 para Prokurorisë Speciale Publike, por cdo ditë do të organizohen aksione të ndryshme guerile, intensiteti i të cilave do të varet nga sjellja e pushtetit sa u përket kërkesave të qytetarëve, transmeton Portalb.

Fokusi i protestuesve sot do të jetë ne mbledhjen e donacioneve për pagesën e dëmeve të pjesëtarëve të “Revolucionit të larmë”.

Nga dita e nesërme pasdite pritet aksion i madh në bllokimin e rrugëve të Shkupit. Konkretisht, se cilat rrugë dhe udhëkryqe do të bllokohen do të njoftojnë më vonë.

“Aksionet e ardhshme guerilase do të jenë në drejtim të bllokimeve, me qëllim që të pamundësojmë sistemin që po e mbron regjimin. Presim dhe u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve masovikisht t’i bashkëngjiten protestave dhe aksioneve, të cilat do të organizohen dhe do të marrin forma të ndryshme, varësisht prej asaj se si do të sillet Qeveria”, paralajmërojnë aktivistët.

Kërkesat e protestuesve për të cilat dhanë edhe afat, që të plotësohen deri më 17 qershor janë si vijojnë: Gjykata Kushtetuese të prononcohet për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale Publike, të ndërpritet përndjekja ndaj protestuesve, të lirohen të arrestuarit nga protestat dhe të tërhiqen paditë penale nga MPB.

Përveç këtyre kërkesave, për të cilët dhanë afat, qytetarët kërkojnë edhe tërheqjen e qeverisë VMRO-DPMNE dhe BDI, formimin e qeverisë kalimtare, formimin sektorit special në Gjykatën penale për rastet e PSP-së, përfshirjen e sektorit civil në bisedimet për dalje nga kriza politike, kriza të zgjidhet në territorin e Maqedonisë dhe dorëheqjen e presidentit Gjorge Ivanov./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button