Ahmeti takon Ambasadorët Bejli dhe Orav

Sot në Ambasadën Amerikane në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti ka realizuar takim të përbashkët me Ambasadorin e SHBA,  Xhes Bejli, si dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian,  Aivo Orav.

Ahmeti dhe ambasadorët amerikan dhe evropian diskutuan për situatën aktuale në vend, krizën politike dhe mënyrat për tejkalimin e gjendjes.

Kryetari Ahmeti foli për qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kërkoi që  Ivanov ta tërheq tërësisht vendimin për falje pa asnjë vonesë.

Ahmeti gjithashtu theksoi nevojën imediate që Komisioni Shtetëror Zgjedhor ta bën punën e vet me përpikshmëri, në përputhje me ligjin dhe pa obstruksione të ndërsjella.

Duke folur për reformat, lideri i BDI-së ripërsëritur që Marrëveshja e Shkupit është në funksion, ndërsa obligimet ligjore që rrjedhin nga kjo marrëveshje duhet të miratohen me konsensus të gjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button