Lorens Oer: është e rëndësishme të zgjidhet kriza politike

Ambasadorja Franceze në Maqedoni, Lorens Oer u shpreh e brengosur nga kriza politike që po vazhdon të mbizotëroj në vend, ndërkohë që ritheksoi zgjidhjen e saj sa më shpejt. Sipas saj kriza politike po ndikon në procesin e integrimit të vendit në BE dhe NATO, se zgjidhja e shpejt e saj është kruciale, njofton TV21.

“Kriza politike është një barrë e rëndë për vendin, për shkak se kjo do të reflektohet edhe në Samitin e NATO-s në Varshavë, dhe është normale që ne sot, qoftë NATO ose BE, po e ndjekim me brengosje situatën në Maqedoni. Pra,  po është e rëndësishme të zgjidhet kriza politike’’, theksoi Lorens Oer.

Ajo potencoi nevojën e realizimit të pakos së reformave strukturore që janë pjesë e raportit të Pribesë, si një element ky për zgjidhjen e krizës politike dhe kthimin e besimit të qytetarëve tek institucionet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button