Bokseri britanik Khan: Ali u tregua i guximshëm me kalimin në Islam

 Boksieri britanik, Amir Khan (29) nderoi Muhammed Ali duke dërguar një video mesazh nga vendlindja e prindërve të tij Rawalpindi në Pakistan. Në mesazh, Khan theksoi se Ali është treguar i guximshëm kur në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar kishte vendosur të konvertohet në Islam, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ali ishte heroi im. Jam shumë i lumtur që kam pasur mundësinë që të njoh këtë njeri”, thotë Khan.

Boksieri britanik shtoi se ai admironte çdo aspekt të personalitetit të Aliut, tërësinë e aftësitëve të tij unike, besimin dhe vetë-besimin e tij.

“Ai ishte boksieri i vetëm që mund të parashikonte më parë se në cilin raund do të fitojë dhe pastaj nakautonte kundërshtarët. Kjo është diçka që pothuajse kurrë më nuk mund të shihet. Ai mundte kundërshtarët me gjuhën e tij para se të hynte në ring. Ai dinte të fitonte luftën para luftës”, tha Khan.

Në fund, Khan, i cili ka lindur në Britani të Madhe, foli për guximin e Ali për t’u konvertuar në musliman në vitet e gjashtëdhjeta në SHBA.

“Atë në çka besohet, atë dhe bënte”, tha ai.

Ali, me siguri është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave, kampion i shumëfishtë botërorë i peshave të rënda. Ai ndërroi jetë në moshën 74 vjeçare në Phoenix, pas 30 vjet luftë me sëmundjen e Parkinsonit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button