SHBA sulme ndaj shtetit islamik, të parat nga aeroplanmbajtësja në Detin Mesdhe

Marina e Shteteve të Bashkuara tha se dje ka lansuar sulme ajrore kundër caqeve të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS),në Irak dhe Siri, nga një aeroplanbartës në Detin Mesdhe, për të parën herë.

Aeroplanët luftarakë amerikanë kanë fluturuar nga aeroplanbartësi, Harry S. Truman, pasi anija ka lëvizur në Mesdhe nga Kanali i Suezit, duke mundësuar kështu sulmet a para ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara në këtë rajon, prej fillimit të luftës së Irakut, në vitin 2003, ka njoftuar Marina e SHBA-ve.

Sulmet e mëparshme janë lansuare nga aeroplanbartësit në Gjirin Persik ose nga bazat tokësore në Behrejn, Turqi dhe vendet e tjera.Marina amerikane nuk ka dhënë detaje lidhur me atë se sa caqe janë sulmuar dhe cilat ishin ato.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button