Sot filloi provimi i maturës shtetërore

Sot filloi provimi i maturës shtetërore, ndërkaq si lëndë e parë në të cilën do të testohen nxënësit është gjuha amtare. Më 9 qershor do të testohen në matematikë, ndërkaq më 13 qershor në të gjitha shkollat e mesme do të mbahet provimi për gjuhën e huaj. Më 15 qershor nxënësit do të testohet në fizikë, kimi, biologji, biznes, histori, filozofi dhe estetikë, njofton Portalb.

Në këtë vit shkollor për provimin shtetëror janë paraqitur 16.859 nxënës, nga të cilët 8.729 janë nga gjimnazet, 7.866 nga shkollat e mesme profesionale dhe 264 nga shkollat e arteve.

Testimi ekstern për nxënësit e shkollave fillore dhe për ata të shkollave të mesme do të mbahet nga 7. Deri më 11.  të këtij muaji. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button