Ministri Xhaferi në Akademinë solemne me rastin 10 – të vjetorit të themelimit të Odës së Përmbaruesve

Ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi mori pjesë në akademinë solemne me rastin e jubileut të 10 vjetorit nga themelimi i dhomës së përmbaruesve, ku gjatë fjalimit të tij ai theksoi:

“Ministria e Drejtësisë gjatë viteve të kaluara vazhdimisht dhe pa pengesë ndjekë funksionimin e sistemit të ri të përmbarimit, edhe atë si nga aspekti i efekteve nga përmbarimi ashtu edhe nga aspekti i suksesit të punës së detyrës përmbarues. Me kënaqësi mund të konstatohet se, sistemi i ri i përmbarimit, është jashtëzakonisht funksional, efikas dhe ofron rezultate pozitive. Nga 41 – një përmbaruesit inicial të cilët në vitin 2006 filluan me zbatimin e sistemit të ri të përmbarimit, për momentin në Republikën e Maqedonisë janë emëruar 97 përmbarues. Në zyrat e përmbaruesve, janë të punësuar 526 persona duke mos përfshirë përmbaruesit, që tregon që edhe zyrat e përmbaruesve janë mirë të ekipuara me persona të nevojshëm profesional me qëllim të zbatimit të përmbarimit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button