RDK: Raporti i Pribesë nuk mund të implementohet nga ky pushtet

“Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se vendi ballafaqohet me një ndër krizat më të thella që nga pavarësimi i vendit e deri më sot, dhe për këtë arsye aktorët politik që e kanë shkaktuar këtë krizë nuk mund të njëjtit të jenë shpëtimtarë apo reformatorë të mëdhenj”, thuhet në reagimin e RDK-së.

Sipas tyre, komuniteti ndërkombëtarë është dëshmitarë direkt i lëshimeve enorme në implementimin e rekomandimeve të ndryshme të propozuara nga ana e institucioneve të ndryshme evropiane, dhe për këtë arsye ata shtojnë se nuk duhet në asnjë mënyrë të lejojë edhe një eksperiment tjetër me aktorët e njëjtë politik.

“Rilindja Demokratike Kombëtare në vazhdimësi ka mbajtur qëndrim se Raporti i Pribesë është fillimi më urgjent që duhej të implementohet, por kaluan plotë një vit ndërsa pushteti aktual nuk ka bë as hapin e parë. Në realitet, vet raporti i Pribes konstaton se vendi kryesisht ka ligje të mira, por ekziston një zbrazëtirë e madhe në mes legjislacionit dhe praktikës sepse ka mungesë të madhe të implementimit objektiv. Për këtë arsye, demokracia, barabarësia, të drejtat e njeriut, dhe sundimi i ligjit nuk mund të lehen në duart e aktorëve politik të këtij pushteti. Vendi ka nevojë për reforma rrënjësore në të gjitha institucionet e shtetit dhe për këtë kërkohet inkluzivitet gjithëpërfshirës në implementim objektiv të rekomandimeve të Raportit Pribe dhe shumë raporteve tjerra të përgatitura nga institucionet e ndryshme evropiane”, thuhet në kumtesën e RDK-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button