Visar Rexhepi me hitin veror “Si lule pranvere” VIDEO)

Këngëtari shkupjan Visar Rexhepi e ka filluar fuqishëm sezonin veror, duke sjellë videoklipin e ri pikërisht në fillim të muajit qershor, kur jemi me një këmbë në sezonin e nxehtë. Visari ditë më parë kishte përfunduar xhirimet e videoklipit, e këngës së njohur “Si lule pranvere” të cilën ka vendosur ta përpunojë në një version ritmik dhe me shumë elegancë.

Kënga “Si lule pranvere”, fillimisht ishte xhiruar në fillimet e vitit 1994 dhe po këtë këngë Visari ka vendosur ta përpunojë dhe ta sjellë në stil veror.

Videoklipi është xhiruar në bregdetin shqiptar, ndërsa kjo njëherit ka qenë edhe dëshirë e shumë fansave të tij që ta rikthejë edhe një herë në skenë këtë këngë shumë të kërkuar.

“Jemi të kënaqur nga puna që kemi bërë, mendoj se kemi bërë një freski të mirë me këngën “Si lule pranvere”, pasi që shumë nga fansat e mi e kishin kërkuar kohë të gjatë, por njëherit kjo do të jetë edhe një këngë që shpresoj që gjatë kësaj vere do të dëgjohet gjithandej nëpër trojet shqiptare”, ka thënë Visar Rexhepi.

Videklipi është punuar nga “URBAN Graphics” nga Gjilani, me të cilët këngëtari Rexhepi ka mbetur i kënaqur dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe për projekte të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button