Administratës gjyqësore protestoi para Ministrisë së Drejtësisë

Anëtarë të Sindikatës së punëtorëve nga drejtoria, organet e jurisprudencës dhe të shoqatave të qytetarëve (DOJSH) dhe të Shoqatës së administratës gjyqësore, sot kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë.

Përmes protestës, e cila gjatë dhjetë ditëve të fundit zhvillohej në rrethin e gjykatave, kërkojnë rritje të shtesave të rrogës për 35 për qind, njejtë siç është paraparë kjo tek gjykatësit, prokurorët publik dhe nëpunësit e prokurorisë publike.

Sipas vendimit të fundit të DOJSH­-it, prej të premtes gjykatat nuk do të japin vërtetime me vulë, ndërsa prej të hënës nuk do të punohen procedurat për sigurim të dëshmive.

Përfaqësuesit e Sindikatës së DOJSH­-it thonë se kanë vendosur për një hap të tillë sepse rreth 10 ditë sa po zgjatë protesta e administratës gjyqësore, nuk ka interesim për negociata nga ana e punëdhënësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button