Provimin e maturës shtetërore do ta japin 16.859 nxënës

Provimin e maturës shtetërore këtë vit do ta japin 16.859 nxënës. Prej tyre, 8.729 nga gjimnazi, 7.866 nga arsimi i mesëm profesional dhe 164 nga arsimi i mesëm i arteve, kumtoi sot Qendra shtetërore e provimeve.

Në pajtim me Zyrën për maturë dhe për provim përfundimtar në arsimin e mesëm me kohëzgjatje katërvjeçare në Republikën e Maqedonisë nxënësit në testime eksterne do të hyjnë në tre lëndë. E domosdoshme për të gjithë është gjuha amtare.

Më 4 qershor në të gjitha shkollat e mesme në Republikën e Maqedonisë do të kalohet lënda e obligueshme, përkatësisht gjuha maqedonase dhe letërsia, gjuha shqipe dhe letërsia dhe gjuha turke dhe letërsia.

Gjuhë maqedonase dhe letërsi do të kalojnë 10.730 kandidatë, gjuhë shqipe dhe letërsi 5.424, ndërsa gjuhë turke dhe letërsi 428.

Më 9 qershor, 2.335 kandidatë do të kalojnë matematikën.

Më 13 qershor në të gjitha shkollat e mesme do të kalohet gjuha e huaj. Si edhe çdo vit, edhe kësaj radhe maturantët kanë zgjedhur të kalojnë gjuhën angleze dhe atë 15.353. Numri i kandidatëve të cilët janë paraqitur për t’i kaluar lëndët e tjera është shumë më i vogël. Gjuhë franceze do të kalojnë 114 kandidatë, gjuhë gjermane 197, ndërsa gjuhë ruse 32 kandidatë.

Më 15 qershor do të kalohen: fizikë, kimi, biologji, biznes, histori, filozofi dhe estetikë. Biznes do të kalojnë 4.426 kandidatë, histori 2.775, biologji 3.191, filozofi 4.230, kimi 344, fizikë 91 dhe estetikë 188.

Materiali i provimeve në ditën e provimeve sillet në shkolla dhe më pas kthehet në Qendrën shtetërore të provimeve. Të gjitha provimet fillojnë në orën 10:00.

Në procesin e realizimit të maturës në shkolla janë angazhuar edhe 2.314 mësimdhënës si testatorë dhe rreth 200 vëzhgues.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button