fbpx

Orav: Drejtësia selektive e papranueshme

Drejtësia selektive dhe faljet janë të papranueshme për BE-në, porositën sot euroambasadori Aivo Orav dhe Vuter Pllomp, ambasador i Holandisë në Maqedoni, në promovimin e sotëm të hulumtimit për sistemin kombëtar për integritet të Maqedonisë, transmeton Portalb.

“Nëse një shtet pretendon të jetë demokratike dhe modern e të zhvillohet ekonomikisht është kyçe ballafaqimi me korrupsionin, veçanërisht në nivel të lartë. Jemi dëshmitar të hutisë politike në raport me vendimet që po merren kohëve të fundit. Ky konfuzion, fatkeqësisht po vazhdon edhe më tutje. BE qartazi ka deklaruar se drejtësia selektive dhe faljet janë të papranueshme. BE së bashku me faktorët tjerë ndërkombëtar e thekson rëndësinë e PSP-së dhe gjyqësorit.

Ai ka bërë apel që të ndërprehen obstruksionet ndaj Prokurorisë Speciale Publike.

Ambasadori holandez Pllomp theksoi se Holanda e përkrahë demokratizimin dhe luftën për sundimin e ligjit, që e nënkupton edhe principin e barazisë para ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button