Qytetarët nuk e kanë ndërmend të tërhiqen nga protesta
Protestuesit e “Revolucionit shumëngjyrësh” i janë rikthyer protestës pas pushimit njëditor.
Organizatorët e protestës, më shumë organizata joqeveritare kanë theksuar se nuk e kanë ndërmend të tërhiqen nga protesta edhe përkundër tërheqjes së pjesshme të vendimit për faljen e politikanëve, transmeton Alsat-M.
Sipas tyre drejtësia selektive nuk është drejtësi. Duke hapëruar rrugëve u imponuam si pjesëmarrës të zgjidhjes së krizës, thuhej në thirrje e sotme për protestë. Sipas protestuesve një pjesë e kërkesave, pjesërisht janë realizuar, por ka mbetur akoma edhe shumë deri në përmbushjen e të gjithave.
Protestuesit paralajmërojnë se do të qëndrojnë në rrugë deri në zgjidhjen e tërësishme të krizës, por dhe gjatë ndërtimit të vlerave të reja demokratike.