Lajm për përkujtim pa protagonistët kryesorë

[Recension: Sllupçan: Përkujtohen 10 anëtarët e familjes Zymberi]

Mediat dinë të bëjnë kryevepra përmes artikujve të tyre, kjo është e ditur. Mirëpo, jo çdoherë. Sidomos jo kur ngjarjeve historike të dhimbshme u japin konotacion propagandistik. Një gjë të tillë vërehet edhe te ky artikull, të cilin po e recensojmë. Në titull, lexuesi preket me një çështje të ndjeshme, që e tërheq atë të lexojë diçka rreth asaj që ka ndodhur 15 vite më parë. Por, në përmbajtje, diçka krejtësisht tjetër. Për hir të vërtetës, në parim, titulli korrespondon me tekstin, por brenda rreshtave të tekstit frymon një dozë anshmërie apo propagande pozitive ndaj një subjekti të caktuar.

Në praninë e familjarëve, veteranëve e invalidëve të luftës, si dhe mysafirëve tjerë, ndër të cilët ministra të Qeverisë së Maqedonisë me në krye zëvendës kryeministrin për çështje evropiane, Arbër Ademi, sot, në varrezat e dëshmorëve në Sllupçan janë përkujtuar 10 anëtarët e familjes Zymberi, të cilët ranë në altarin e lirisë gjatë luftës së vitit 2001.

Teksti është me një përmbajtje të tillë që duket sikur është bërë sa për të bërë, në ditën kur përkujtohet familja Zymberi. Përmbajtjes i janë bashkëngjitur fotografi të cilat flasin shumë më tepër për diçka tjetër, se sa për përkujtim të kësaj familjeje. Me pak fjalë, i bie se ideja e tekstit është që më shumë rëndësi ka vizita e ministrave të BDI-së, se sa vetë anëtarët që i mbijetuan tragjedisë së familjes Zymberi.

Sllupçan Përkujtohen 10 anëtarët screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Sllupçan: Përkujtohen 10 anëtarët e familjes Zymberi”
Data dhe koha e publikimit: 24.05.2016
Data e recensionit: 25.05.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Duke i radhitur emrat e viktimave të kësaj familje, teksti jep një ngjyrë sfondi, megjithatë ky sfond është shumë i cekët, për arsye se në këtë rast është i nevojshëm prononcimi i atyre që mbijetuan. Kjo për autorin e tekstit (apo redaksinë) ka qenë primare, e jo deklarata të cilën e dha Abedin Zymberi. Zbrazëtira e tekstit, për të mos përfunduar me kaq, shtohet kur shihet se qëndrime nuk janë marrë as nga banorët të cilët ishin të pranishëm në përkujtim, disa prej tyre dëshmitarë okularë të tragjedisë së 24 majit të vitit 2001.

Të përkujtojmë se paraditën e 24 majit të vitit 2001, gjatë granatimeve të parreshtura të forcave maqedonase të sigurisë, nga toka dhe ajri, një predhë kishte depërtuar në bodrumin ku ishin të strehuar familja Zymberi, për të lënë të vdekur 10 anëtarët emoshave të ndryshme të familjes Zymberi: Selvijen, Mersimin, Hisnijen, Nealen, Jenuzin, Syzanën, Valbonën, Nerimanja, Fitoren dhe Fitimin.
Në përkujtim të 10 të rënëve në 24 majin e vitit të kaluar folën Fatmir Limani dhe Abedin Zymberi.
Më pas të gjithë të pranishmit bënë homazhe tek varrezat e dëshmorëve të rënë në altarin e lirisë.

Tri fotografitë e bashkëngjitura në tekst demonstrojnë qartë atë që thuhet më lartë, pra qëllimin propagandistik të tekstit. Në asnjërën prej tyre në fokus nuk është ndonjëri nga anëtarët e familjes Zymberi, por ministrat dhe deputetët e BDI-së. Nuk mund e të mos përfundojmë se teksti ka pasur për qëllim promovimin e gjestit të ministrave dhe deputetëve të BDI-së, shumë më tepër se sa respektin ndaj familjes Zymberi dhe viktimave tjera në këtë tragjedi.


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button