Putin: Rusisë i nevojiten resurse të reja për të evituar krizën ekonomike

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se vendi i tij duhet të gjejë resurse të reja për të evituar krizën dhe rritjen e ngadaltë ekonomike në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë takimit mbrëmë vonë me Këshillin Ekonomik në Moskë, Putini paralajmëroi se derisa nuk gjejnë burime të reja ekonomike, “rritja ekonomike në vend do të jetë thuajse zero përqind”.

“Për të mbajtur stabilitetin makroekonomik, me rëndësi kyçe është zbatimi i reformave strukturore në ekonomi”, tha Putin, duke bërë thirrje për hapa të nevojshëm për reforma të ekonomisë rurale.

Raporti i publikuar më herët për zhvillimin ekonomik tregoi se madje edhe pse çmimi i naftës është rritur në 50 dollarë për një fuçi, edhe më tej nuk do të jetë e mundur që ekonomia ruse të arrijë rritje ekonomike prej pesë deri në shtatë përqind.

Sipas raportit të cilin të martën e publikoi Shkolla e Lartë Ekonomike në Moskë, rroga mesatare mujore në Rusi në vitin 2015 ka rënë në 558 dollarë, që është për 34 përqind më pak se në krahasim me vitin 2014.

Kjo rënie e theksuar e vë Rusinë në një rang me Kazakistanin, ku rroga mesatare mujore në vitin 2015 ka qenë 549 dollarë, theksohet në raport.

Sanksionet e ashpra të Perëndimit ndaj Rusisë dhe rënia e çmimit të naftës shkaktuan gjendje të vështirë ekonomike në këtë vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button