Vuçiç gjatë vizitës së tij private në Rusi takon Putin-in

Gjatë qëndrimit të tij në Moskë, kryeministri serb Aleksandar Vuçiç u takua me presidentin e Federatës Ruse Vladimir Putin për të diskutuar çështjet kryesore dhe përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis Serbisë dhe Rusisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas deklaratës së shërbimit për media të kryeministrit të Serbisë, Vuçiq dhe Putin “konkluduan se me miqësinë e sinqertë dhe të vërtetë të popullit serb dhe rus në të ardhmen duhet të konfirmohet me bashkëpunim edhe më konkret dhe më të suksesshëm në të gjitha sferat e jetës shoqërore”.

Vuçiç falënderoi presidentin rus për mbështetjen politike që Rusia ofron për të ruajtur integritetin territorial të Serbisë.

Aleksandar Vuçiç po qëndron për një vizitë private në Moskë, për të cilën nuk kishte ndonjë njoftim paraprak dhe për qëndrimin e tij në këtë vend bëri të ditur sekretari për media i Kremlinit Dimitrij Peskov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button