Protesta të dhunshme në fushatën e Trump në New Mexico

Demonstruesit jasht një fushate të Donald Trump në New Mexico, i kanë venë zjarrin të gjitha materialeve që kishin të bënin me fushatën presidenciale të republikanit Trump.

Këta të fundit përveç dëmeve materiale, u përleshën edhe me policinë, njofton Klan Kosova.

Protestuesit hodhën shishe plastike në drejtim të policisë, dogjën bluza tek qendra e Konventës Albuquerque.

Këta të fundit gjatë protestave mbanin parulla që lexonin se ‘’Trump është fashist’’ dhe ‘’Ne kemi dëgjuar mjaftueshëm’’ derisa disa të tjerë tundnin një flamur meksikan, njofton Klan Kosova.

Policia iu përgjigj protestuesve duke i qëlluar me sprej lotsjellës dhe granata tymi.

Protestuesit gjithashtu ndërprenë fjalimin e z. Trump gjatë fushatës së tij.

New Mexico  është shteti më hispanik në SHBA dhe Donald Trump ka zemëruar shumë ata me komentet e tij mbi emigracionin e  paligjshëm duke futur këtu edhe planin për të ndërtuar një mur me kufirin meksikan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button