Dialogu Kosovë – Serbi vazhdon nesër

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit në nivel ekspertësh do të vazhdojë në Bruksel më 26 dhe 27 maj.

Në rendin e ditës së takimit do të përfshihen të gjitha çështjet e pazgjidhura mes palëve , bën të ditur zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

“Bisedimet dy-ditore do të mbahen në selinë e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtm, ndërkaq, delegacioni i Beogradit do të udhëhiqet nga Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq”

Raundi i mëparshëm i dialogut në mes të dyja vendeve u mbajt më 19 prill, kur delegacionet nga Beogradi dhe Prishtina diskutuan për lëvizjen e lirë të mallrave, përfshirë materialet e rrezikshme, raportojnë mediat në Serbi, përcjellë Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button