Rrënqethëse, 12 vjeçarja e dhunuar në jetimoren e Shkodrës i shkruan Ramës

Njëra prej vajzave të dhunuara në jetimoren e Shkodrës i është drejtuar me një letër kryeministrit Edi Rama.

K.B., vajza 12 vjeçare që jeton së bashku me 2 motrat e saj prej shumë vitesh nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit rrëfen dhunën sistematike që është ushtruar ndaj saj dhe motrave brenda këtij institucioni.

Ajo sqaron se fëmijët më të mëdhenj i dhunonin vazhdimisht, motrat e saj dhe i çonin në një dhomë ku i rrihnin me shkopin që ishte në raft, shkruan NOA.al.

“Shkopi ishte prej hekuri dhe na rrihnin pa mëshirë. Çunat më të mëdhenj na detyronin të thonim fjalë të pista dhe të bënim veprime që donin ata, pasi nëse nuk pranonim ata na rrihnin”, – shkruan vajza.

Ajo ka deklaruar në letër se në dijeni të këtyre ngjarjeve ka qenë edhe ish drejtoresha Albana Llazani, apo siç ajo e quan zysh Albana, por që asnjëherë nuk ka reaguar.

“Kur mami na merrte në shtëpi, ne i tregonim mamit dhe mami shkonte te zysh Albana. Por ajo i thoshte se unë gënjeja dhe nuk merrte fare masa. Dhe sa ikte mami na kërcënonte të mos tregonim për çfarë ndodh në shtëpi’, – vijon rrëfimin 12 vjeçarja.

Një pjesë e letrës së vajzës drejtuar Ramës:

“I dashur Kryeministër, unë jam K.B 12 vjeçe, T.B është 11 vjeç dhe L.B është 7-të. Unë kam 6 vëllezër dhe 6 motra. Unë kam vuajtur shumë nga një vajzë e rritur dhe nga disa djem të mëdhenj. Motrat e mia i çonte në një dhomë kjo vajza dhe i rrihte shumë. Unë po e shkruaj këtë letër me sytë me lot. Ajo merrte shkopin që ishte në raft dhe na rrihte. Shkopi ishte prej hekuri dhe ajo na rrihte pa mëshirë. Kur mami na merrte në shtëpi ne i tregonim mamit dhe mami shkonte tek zysh Albana por ajo i thoshte se unë gënjeja dhe nuk merrte fare masa”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button