Ferhan Hasani nuk do të luajë ndaj Azerbejxhanit dhe Iranit

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski ka liruar nga obligimet kapitenin e Shkëndijës Ferhan Hasani dhe ai nuk do të luajë në dy ndeshjet kontrolluese me Azerbejxhanin dhe Iranin. Edhe pse fillimisht u përfshi në listën e Angellovskit, megjithatë në konsultim me ekipet mjekësore është vendosur që megjithatë në interes të dy palëve është që futbollisti të lihet i lirë dhe të shfrytëzojë pauzën për pushim, duke patur parasysh faktin se sapo është kthyer nga një lëndim i rëndë.

Hasani këputi ligamentet në takimin Maqedoni-Ukrainë në tetor të vitit të kaluar, ndërsa javë më parë u rikthye të luajë për Shkëndijën. Pas rreth 8 muajve ai sërish u gjet në listën e seleksionuesit Angellovski, që e llogarit si një ndër pikat kyçe të përfaqësueses që ai drejton, mirëpo në këtë moment interesi i gjithë palëve është që futbollisti të mos rrezikojë me ngarkesë të panevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button