Rinia fitoi Mlladostin, “Muja” i shkatërroi me 22 gola

Klubi i hendbollit Rinia nga Shkupi ka bërë edhe një hap drejtë pozitës që do ti mundësojë balotazhin, e që më pas do të kërkonte edhe të shkruaj historinë të futet për herë të parë një skuadër shqiptarë në Superligë.

Në duelin e sezonit, Rinia e ka mundur me rezultat bindës KH Mlladost Bogdanci 37:29 (21:12), kështu që gara për pozitën e tretë do të jetë edhe më e ashpër në dy javët e fundit.

Në ndeshjen që është luajtur sonte në sallën “Enver Idrizi”, skuadra e Rinisë kishte edhe një përforcim të madh, ishte pikurish Muhamed Thaçi i cili kishte udhëtuar nga Turqia për të ndihmuar klubin e zemrës, ndërsa ai këtë e bëri më së miri duke u dhënë krahë bashkë lojtarëve të tij, e nga ana tjetër me 22 gola të shënuar ndezi atmosferën dhe kënaqi edhe publikun.

Përveç Thaçit, te ekipi Rinia kanë shënuar edhe Basri Latifi gjashtë gola, më pas Besnik Idrizi pesë, Filip Angjeloviq shënoi 4 gola, nga tre gola shënuan Xhevair Arifi dhe Driton Zairi, dy shënoi Orhan Emini, nga një gol shënuan edhe Egzon Zherka dhe Qazim Gashi.

Menjëherë pas ndeshjes PORTALB ka siguruar deklaratë nga trajneri i KH Rinia, Muhamed Ismaili.

“Ne më të gjithë forcën tonë ishim përgatitur për këtë ndeshje, pasi që më parë e kishim fituar konkurrentin tonë Prespën dhe e kishim patjetër ta fitojmë edhe Mlladostin. Në këtë ndeshje ishte evidente loja e mirë e të gjithëve, por patjetër të përmendim kontributin e Muhamed Thaçit, i cili motivoi shumë lojtarët por edhe shënoi gola vendimtar. Kjo fitore do të thotë se jemi afruar një hap më afër superligës, apo më mirë thënë balotazhit, pasi tani të gjithë i kemi pikët e barabarta, pra Mlladosti, Prespa dhe ne. Tani na presin edhe dy ndeshje, një si mysafire luajmë me Gostivarin, ndërsa më pas luajmë me Rabotnikun skuadër që tani më e ka siguruar direkt hyrjen në Superligë. Do të donim që ndaj Gostivarit të shënojmë fitore me diferencë të lartë, pasi në fund mundë të vendos golaverazhi. Por ne do të bëjmë punë tonë dhe më pas se si do rrjedhin punët do e shohim”.

KH Rinia tani së bashku me Mlladostin dhe Prespën kanë nga 40 pikë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button