Shqiptari nga Kosova, në mesin e 20 rinjve më të suksesshëm në Detroit

Ata kanë përvetësuar pronat e shitjes me pakice, kanë udhëzuar kompanitë për t’i rritur fitimet e tyre dhe ndërtuar ndërtesa më të mira. Ata gatuajnë pasta dhe ndërtojnë ndërtesa në qendër të qytetit. Janë këta 20 personat më të suksesshëm të Detroitit që janë në të 20-at e tyre, shkruan crainsdetroit.com, përcjell Klan Kosova.

Në mesin e tyre është edhe Etrit Demaj, 27-vjeçari që jeton dhe vepron në Detroit të Amerikës, e që ka nga lufta e fundit në Kosovë.

Më 1999, ai dhe familja e tij ishin në Kosovë. Bombat, armët dhe ushtarët serbë kaluan nëpër qytetin e tij. Një mëngjes nëna e shikoi atë në sy. I tha se ka fshehur para në xhepin e tij, që ia kishte qepur, dhe se nëse ata do të ndaheshin – nëse diçka e paimagjinueshme do t’i ndodhte asaj, babait ose vëllait të madh – ai duhej t’i mbante paratë e fshehura dhe t’i përdorë ato për udhëtim sa më larg që mundet.

Ai dhe familja e tij shpëtojnë. Ata u vendosën në Miçiganin Juglindor në SHBA.

Sot Demaj punon në Hepta Systems në Detroit, biznes ky për t’i bërë ndërtesat më të mençura (teknologjikisht) – prej sistemit të ngrohjes dhe ftohjes e deri tek ndriçimi.

“E punësova në moshë të re, sepse gjithmonë kam pasur besim tek të rinjtë dhe ambiciozët. Gjithashtu doja që kompania të rritej më shumë si një familje”, ka thënë presidenti i Heptas, Ted Houck.

Qëkur Demaj i është bashkuar kompanisë, në vitin e kaluar, shitjet janë rritur 300 për qind dhe numri i punëtorëve është dyfishuar nga 18 në 40.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button