Kili, dy luanë vriten nga gardianët për të shpëtuar të riun nga vetëvrasja

Gardianët e kopshtit zoologjik në kryeqytetin kilian Santiago kanë qenë të detyruar të vrasin dy luanë, një femër dhe mashkull, pasi në kafazin e tyre hyri një i ri me qëllim që të kryej vetëvrasje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç shkruan gazeta britanike “The Guardian”, ngjarja e rëndë në kopshtin zoologjik ndodhi të shtunën kur i riu, identifikuar si Franco Luis Ferrada (20) u ngjit në kafazin ku ishin dy luanët, lakuriq dhe me letër lamtumire, para syve të vizitorëve të tmerruar të kopshtit.

Luanët fillimisht ishin të qetë, ndërsa më pas filluan të lëvizin në kafaz në drejtim të 20 vjeçarit.

Pas ardhjes së gardianëve, i riu është qëlluan me shigjetë për fjetje ndërsa luanët janë vrarë. Ferrada është dërguar në spital në gjendje kritike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button