Ja çfarë thotë Komuna Qendër për përmendoret e veprimtarëve shqiptarë

Komuna Qendër e njofton opinionin se nuk është e njoftuar, e as që ka marrë pjesë në vendosjen e përmendoreve gjatë natës, të veprimtarëve shqiptar, raporton Portalb.

“Tashmë në stil të njohur, natën, për fundjavë dhe para festave, largë nga sytë e opinionit, Qeveria VMRO-DPMNE dhe BDI ka sjellur 3 përmendoret e mbetura, të porositura nga udhëheqësia e mëparshme e Komunës Qendër”, thuhet në reagimin e Komunës Qendër.

Për këtë skenar, kryetari i Qendrës, Zhernovski pat mbajtur konferencë për të zbuluar lojën e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, nga viti 2013, kur qëllimisht ishte anuluar vendosja e përmendoreve.

“Sipas mediave, Komuna e Cairit ka marr rolin e asistuesit për të realizuar këtë veprim, vendosjen e përmendoreve. Ndërkaq, përgjegjëse për transportin dhe vendosjen është shkritorja Guastini”, potencohet mes tjerash në reagim.

Për këtë arsye, kryetari i Qendrës ka kërkuar nga organet kompetente që ta hetojnë këtë rast.

Nga aty thonë se nëpërmes shkeljeve të ligjit Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski po tentojnë të provokojnë tensione etnike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button