Përfitimet shëndetësore nga ananasi

Ananasi njihet si frut me shumë veti të mira shëndetësore.

 Ja pse duhet të konsumoni ananasin:

Rrit imunitetin – Ananasi është përmban vitaminë C dhe është frut jetik për funksionimin e duhur të sistemit imunitar. Mbron trupin nga viruset dhe rrit rezistencën e trupit nga ftohja, gripi, infeksionet e veshit dhe sëmundje të tjera infektive.

Largon të ftohtin – E ftohura mund të ju vështirësojë përditshmërinë, prandaj duke e  marrë parasysh që ananasi është i pasur me vitaminë C, lufton edhe të ftohtin dhe gripin që mund të ju mbërthejë në ditët e dimrit, ose në ditët e hershme të pranveres.

Pastron mushkëritë – Një gotë me lëng të freskët të ananasit, parandalon akumulimin e mykozës në fyt. Për më tepër, ky lëng pastron mushkëritë.

Forcon eshtrat – Sasia e magnezit që përmban ananasi ndihmon në forcimin e eshtrave. Nëse pini një gotë lëng ananasi, trupi juaj do të ndjehet më i fortë për 73%. Lëngu i ananasit preferohet të konsumohet nga të moshuarit nëse ndjenjë dhimbje eshtrash.

Rregullon shikimin – Ananasi përmban edhe vitaminë A që është një ndër vitaminat kryesore për rregullimin e shikimit. Një gotë lëng ananasi në ditë parandalon rrezikun e humbjes së shikimit në moshë të thyer.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button