Shkëndija do të përgatitet në Slloveni

Shkëndija të ejnten ka mbyllur aktivitet për sezonin garues 2015/2016 dhe futbollistët me stafin teknik kanë shkuar në pushim të merituar pas një sezoni të lodhshëm dhe intenziv ku ekipi luftoi paralel në kampionat dhe Kupë.

Futbollistët janë lënë të lirë deri më 3 qershor. Gjashtë ditët e para të gjithë janë të obliguar në pushim total, ndërsa më pas secili duhet të respektojë planin individual të përgatitur nga trajneri kondicional, Metin Dalip.

Përgatitjet fillojnë më 4 qershor, ndërsa tre ditët e para do të kryhen teste mjekësore dhe fizike. Prej 8 deri ma 24 qershor skuadra do të qëndrojë në Slloveni ku do të zhvillohet faza kryesore e përgatitjeve dhe ku janë paraparë të luhen katër ndeshje kontrolluese. Atje ekipi do të mësojë emrin e kundërshtarit për në Liga Evropa, pasi më 20 qershor UEFA ka caktuar hedhjen e shortit. Sipas asaj që qëndron në faqen zyrtare të shtëpisë së futbollit evropian, ndeshjet e para do të luhen ma 30 qershor, ndërsa ato të kthimit më 7 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button