Ahmeti: Nuk ofendohem nga LDK, nuk gëzoj respekt për ta

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar përmendjen e emrit të tij në komunikatën e dërguar për medie nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ai ka thënë se me këtë gjë tregohet se lideri i LDK-së e ka në qejf ofendimin dhe sharjen, ndërsa ka theksuar se nuk ofendohet nga kjo gjë, pasi nuk gëzon respekt për ata që e kanë thënë, njofton Klan Kosova.

Dje e bëra një pyetje në facebook se çka kishte me thënë malsorja?

Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar komunikatë zyrtare duke reaguar mbi këtë pyetje ku kishte thënë “Shpendi … e Karvani ecën” duke shënuar tri pika e jo thënien “leh” sepse si duket e kanë pas friken me e thënë të plotë ofendimin, ose kinse të tregohen si të mençur me insinuata si në anekdotat isamustafiane të muajve të fundit.

E para, LDK e paska gjet vetën në pyetjen time si autoritet kompetent mbi çdo gjë që thotë malsorja.

E dyta, këto tri pikat tregojnë që kjo udheheqësi e LDK ka qef me ofendu e shajt por as për këtë punë nuk e kanë guximin e plotë.

E treta, për ta marr këtë si ofendim duhet të kem respekt për ta e që nuk e kam. Por, kjo nuk tregon as “i” prej institucionalizmit, e Rugoven e rugovizmin po më vjen marre me i përmend në të njejtin status me ta.

E katërta, le të lexojnë pak për Karvanin, sepse ky karvan i cirkut definitivisht po ec por drejt humneres.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button